Në vazhdën e projekteve të verës, një tjetër super-bashkëpunim sapo është kuptuar.
Fjala është për bashkimin e forcave mes reperit Ledri Vula dhe Ermal Fejzullahu.
Dy shokët, të dëshmuar tashmë se bashkë sjellin hite të padiskutueshme, shumë shpejt do e sjellin këngën e re.
Lajmi është bërë i ditur përmes një inserti paralajmërues të postuar në rrjete sociale pa zbuluar datën e saktë se kur del ky projekt.
Neve s’na mbetet gjë tjetër pos të presim për këngën në fjalë, e cila nuk ka dyshime se do jetë sukses në vete. /Prive.al