Don Phenom me plane të reja në karrierë?

By

Ka arritur të depërtojë shumë mirë në tregun muzikor shqiptar, me theks të veçantë nga vera e vitit të kaluar.

Falë edhe bashkëpunimeve të suksesshme, këngët e Don Phenom kanë rezultuar hite të pakontestueshme.

E duket se reperi i TBA marrë shkas nga suksesi është gati për një tjetër hap.

I ftuar në ‘Summer Zone’ të Klan Kosova, në intervistë me Enur Pakashticën, Don Phenom pranoi se në planet e tij është një album, në të cilin po punon.

Ky album do të veçohet nga një detaj – fakti që këngët do jenë solo dhe jo bashkëpunime meqenëse reperi është shprehur se ka bërë mjaftueshëm duete. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm