Në mesin e sezonit të verës, reperi Ledri Vula ka bërë një blerje të rëndësishme.
Ai është bërë pronar i një banese në zemër të Prishtinës, në atë që zyrtarisht tani për tani, njihet si ndërtesa më e lartë në vend.
Ledri do ketë një shtëpi të re në “PCC”, krahas shtëpisë në një prej lagjeve elitare të kryeqytetit, ku jeton me partneren, vajzën dhe dy prindërit.
Lajmi është bërë i ditur nga kompania në fjalë!
Kujtojmë se pak ditë më parë, në edicionin përmbyllës të Prive për këtë sezon, në një rrëfim ekskluziv ishte e ftuar në “50 pyetje” partnerja e reperit, Sara Hoxha.
Ajo shpalosi si asnjëherë tjetër, shumëçka mbi jetën e saj në dhe përtej epitetit si “gruaja e reperit më të pëlqyer shqiptar”.
Të plotë intervistën mund ta ndiqni në vijim. /Prive.al