Getinjo e Baby G ‘kompleksojnë’ Bebe Rexhën e Nicki Minaj!

By

Si projekt ka kohë që pritet e përflitet. Kënga e reperit të On Records, Getinjo dhe artistes së re nga po i njejti label, Baby G u lançua nëntë ditë më parë.

Që në fillim u kuptua se bëhet fjalë për një projekt të madh në të cilin është investuar shumë kohë e mund.

Me një tekst eksplicit e instrumental nga mjeshtërit Zzap&Chriss, ‘Monster’ nga dyshja u shndërrua në një krijim muzikor të pëlqyer e të kapshëm që të mbet në mendje.

E kjo këngë tashmë ka arritur përplot dy milionë shikime në Youtube, duke shënuar një sukses të jashtëzakonshëm që komplekson edhe artistë ndërkombëtarë.

Për krahasim, dueti mes Nicki Minaj dhe Bebe Rexhës i publikuar përafërsisht në të njejtën periudhë, akoma nuk e ka arritur milionin e parë në Youtube.

Start më të mirë për një artiste debutuese si Baby G e vijëmsi të karrierës për Getinjon, pa dyshim që s’ka mundur të ketë! /PRIVE.AL

Artikuj të ngjashëm