Me bashëpunimet tejet të suksesshme ‘Beautiful’ e ‘Nuk ma la’, Ledri Vula e Flori Mumajesi kanë konsoliduar një miqësi edhe më të mirë sesa që e kanë pasur dikur.
Dyshja po shihen shumë shpesh bashkë, me rastin e fundit në Ulqin ku pos koncerteve edhe po pushojnë në shoqërinë e njëri-tjetrit.
Në një foto të postuar së fundmi nga Ledri, dyshja shihen teksa bashkëbisedojnë në një përshkrim shumë interesant: ‘E di që ajo është e bukur, por nëse nuk ma len unë kceva posht’.
Ky përshkrim ka shkaktuar shumë të qeshura mes fansave në rrjete sociale që kanë pëlqyer kreativitetin e Ledrit për t’i inkorporuar dy krijimet muzikore në një fjali. /Prive.al/