Ledri Vula ishte i ftuari i parë i programit të Meriton Mjekiqit i cili kësaj radhe rrugëton vetëm.
Ai përpos performancave të cilat ishin “zjarr”, në intervistë foli gjerë e gjatë për shumë detaje të karrierës dhe jo vetëm.
Në bisedën me Meritonin, u përmend sipërmarrja e re e Sarës për të cilën Ledri nuk ka shumë informacion.
Si një mashkull tipik që ka “zero haber” për grimin, reperi u shpreh se “e di që [Sara] ka bo diçka”. Partnerja ishte e pranishme në studio por nuk u përfshi direkt në intervistë.
Ndërkaq, një tjetër moment pikant ishte ai i Meritonit që falenderoi Xherin dhe RTV 21 për “largimin nga puna”.
“Nuk je kon për aty” – u shpreh Ledri duke u munduar që ta kalojë situatën me sportivitet teksa Meritoni pati edhe një “falenderim tjetër” – për pagën 165 euroshe.
“Po bëj hajgare” – tha në fund Meritoni.
Shakaja gjysma e të vërtetës, apo si është ajo shprehja? /Prive.al