Moderatori i njohur kosovar Ledion Liço, këtë të mërkure feston ditëlindje. E për një fytyrë të njohur publike si ai, urimet nuk kanë munguar.
Më i bukuri i ka ardhur nga partnerja e tij, Sara Hoxha e cila ka shkruar në profilin e saj në Instagram, telegramin e urimit për të dashurin me të cilin shumë shpejtë pritet të martohet.
“Urime ditëlindjen për një baba kaq të mrekullueshëm dhe një partner edhe më të mirë. Festoj për ty çdo ditë. Dua ta kaloj pjesën tjetër të jetës me ty”, ka qenë urimi i Sarës.
Përderisa edhe Lori Hoxha, kunata e tij e ka uruar në Instagram, duke e falënderuar që e bëri teze dhe që e solli Londonin në jetë.
“Urime ditëlindjen për këtë shpirt të bukur. Faleminderit që më mësove të jem vetja. Faleminderit që ma bëre të lumtur motrën dhe faleminderit për Londonin”, ka shkruar ajo. /Prive.al