Ledion Liçon nuk e rikthen në Top Channel as mbrëmja e Oscars

By

Ka tash e një kohë që përflitet se Ledion Liço është shkëputur përfundimisht nga Top Channel.

Sezoni i ri televiziv nuk e solli as si producent e as si prezantues i ‘The Voice’ teksa edhe planet për autorësinë e ‘Big Brother VIP’ duket të jenë anuluar.

E Ledion Liçon në Top Channel, këtë vit s’do e sjellë as ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscar.

Ndryshe nga vitet paraprake kur me gjithë programin maratonë ishte marrë Liço, këtë vit, prezantimi i emisionit maratonë për disa orë rresht, i është besuar gazetares së kulturës, Jetona Koçibellit.

Duket se me këtë mungesë, Ledioni ka vërtetuar se ndarja nga Topi është definitive dhe nuk lidhet vetëm me ndonjë program të caktuar por në tërësi.

Portalet kishin shkruajtur që shkas për këtë ftohje të Ledionit, dikur një njeri me shumë ndikim brenda televizionit ishte marrëdhënia e tij e tensionuar me z. Ben Blushi, Drejtor me kompetenca të plota në bazë të vendimit të Presidentes së TOP Media, znj. Vjollca Hoxha. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm