Ilir Deda zbulon për herë të parë vajzën

By

Është njëri nga politikanët që zë vend shpesh në kryetitujt e gazetave me deklaratat e tij për zhvillimet politike.

Jetën e tij private Ilir Deda e mbajti në fshehtësi larg syrit të medias, e na befasoi me lajmin që do të bëhej baba sepse kishte arritur ta mbaj të fshehur mjaft mirë edhe lidhjen e tij.

Ishte muaji korrik i këtij vitit ku deputeti Deda u bë baba, e vajzën e pagëzuan më emrin Monika.

Të rralla janë imazhet e deputetit me të bijën, por duket se kësaj radhe ai ka bërë një lëshim duke u prezantuar Monikën miqëve e ndjekësve të tij.

Monika tashmë katër muajshe na paraqitet si një fëmijë shumë simpatike dhe vërehet ngjashmëria me të atin sidomos tek ngjyra e kaltërt e syve. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm