Ledion Liço i jep lamtumirën ‘The Voice Kids’

By

Tash e disa muaj, mediat në Shqipëri shkruajnë për pozitën e pafavorshme të Ledion Liços në Top Channel.

Dhëndrri i Presidentes, i cili vetëm deri para ardhjes së Ben Blushit përceptohej si njeriu me më së shumti autoritet në Top, me Drejtorin e ri pati mospajtime që në start.

Në portale rodhi edhe një mesazh ku Ledioni i jepte lamtumirën stafit të ‘The Voice’ shkaku i mospajtimeve dhe vështirësive financiare të televizionit. Përkundër se u mohua vërtetësia, sot është vulosur se ‘ku ka zë, s’është pa gjë’.

Spoti i ri i ‘The Voice’, nga muaji Janar ka zbuluar që Ledioni s’do jetë prezantues por do zëvendësohet nga Dojna, për herë të parë pas tetë vitesh.

Por, një shkrim në portalin e televizionit ka zbuluar që Ledioni s’do rrijë as prapa kamerave, në rolin e producentit të cilin e lakmonte aq shumë.

Ai i ka dhënë lamtumirën përfundimisht ‘The Voice Kids’  për një tjetër projekt..

“Jam krenar per stafin që ka punuar me mua e që do të vazhdojë ecjen përpara programit, te cilit i uroj shumë fat”, thotë Liço.

“Në 16 vitet e mia në Top Channel, çdo program ka patur ciklin e tij. Një kapitull i ri nis së shpejti me një projekt gjigand, emrin e të cilit e doni shumë. Duke falenderuar Top Channel, dhe të gjithë juve për mbeshtetjen në gjithë këto vite, shihemi së shpejti”, thotë ai.

Kur flet për një emër që e do publiku, duket se bëhet fjalë për ‘Big Brother VIP’, të cilin Ledioni ka kohë që e paralajmëron, por që u përfol se nuk po shtyhet përpara nga drejtori Ben Blushi i cili ftoi në Tiranë Lele Moran, pikërisht për ‘Big Brother VIP’.

Gjëra interesante duket se po ndodhin brenda familjes Hoxha dhe Top Channel në përgjithësi. Jemi gjithë sy e veshë… /Prive.al

Artikuj të ngjashëm