Konkurrente të forta në Këngën Magjike, tani Elhaida e Anxhela vijnë me duet

By

Këtë të enjte Anxhela Peristeri do të mbajë një koncert recital me titull “Reflektim” në Qendrën kulturore në Katedralen Orthodokse në Tiranë. Pak ditë para koncertit ajo ka rrëfyer se do të këtë të ftuar tre kolegë që do të performojnë këngët e saj. Bëhet fjalë pikërisht për Offchestra-n, Erik Lloshin dhe Elhaida Danin.

Ajo që na çuditi është përfshirja e emrit të Elhaida Danit në këtë kombinim. Rikujtojmë se vitin e kaluar mes Anxhelës dhe Elhaidës ka patur një debat sa u përket pikëve në festivalin “Kënga Magjike”.

Fituese u shpall Anxhela dhe Elhaida mori vendin e dytë, gjë e cila duket se shkaktoi hatërmbetje.

Por tashmë duket se nuk ka më inate, e veç kësaj Anxhela e ka ftuar në recitalin e saj. Burime për Blitz.al kanë rrëfyer se Anxhela dhe Elhaida do të këndojnë së bashku, një nga këngët më të dashura për publikun: “Prap do t’i lutem”.

Ky është dueti i parë që Anxhela bën me një vajzë dhe ka vendosur të na i prezantojë pikërisht në recitalin e saj.

 

 

Artikuj të ngjashëm