Shumë është folur e diskutuar për klikimet, ndjekësit e pëlqimet falso në mesin e fytyrave publike shqiptare.
Por, mbase në ‘pakicë’ janë mbetur akoma disa këngëtarë që i kanë rezistuar trendit të ‘yllit’ të sforcuar në rrjete sociale dhe nuk bëjnë pjesë në këto lloje të dallavereve.
E tillë është edhe këngëtarja Ledina Çelo e cila në rrjete sociale ka ndarë një episod të çuditshëm me të cilin ka hasur në Instagram.
Asaj i ka ardhur oferta për të shtuar numrin e ndjekësve por një gjë të tillë e ka refuzuar nën pretekstin se ka dashur gjithmonë të jetë ‘bio’ – term ky tashmë i përdorur për femrat që i rezistojnë silikonit dhe operacioneve tjera plastike.
Të paktën për tek Instagrami, nuk kemi tani e tutje dilema se Ledina është ‘bio’. /Prive.al/