Lë aktrimin për t’u bërë mësues…

By

Shia LaBeouf dëshiron që ta lërë për pak kohë aktrimin dhe ta jetojë pasionin tjetër të tij, të japë mësim.

Page Six ka raportuar se ylli i “Transformes” ka vendosur që aktrimin ta trajtojë si profesion të dytë dhe të jetë mësues me orar të plotë.

“Duke marrë parasysh gjithë çfarë ka kaluar, është një mundësi shumë e mirë për të ndryshuar ritmin e tij – një sens i normalitetit”, ka thënë një burim pranë LaBeouf.

Duket se aktori ishte duke punuar për një gjë të tillë tash e disa kohë.

Në vjeshtën e vitit 2018, LaBeouf kishte hapuar shkollën Slauson R.C. Theater School në Los Angeles.

“Nuk duhet të jesh një aktor. Nuk duhet të kesh menduar të jesh një aktor. Duhet megjithatë ta kesh një rrëfim dhe histori që je gati ta ndash me botën”, kishte shkruar ai në Tëitter duke e përshkruar shkollën.

“Krejt ccfarë kërkoj nga ju është që të paraqiteni dhe të qëndroni për një orë. Nëse ju nuk pëlqen, largohuni. Nëse ju pëlqen, unë do të jem aty ccdo të shtunë – me këdo prej juve që vjen. Unë po përpiqem që ta ndryshojë botën. Nëse edhe ju keni këtë qëllim, ejani”, kishte thënë tutje ai.

Në ndërkohë, Shia LaBeouf ka realizuar dy filma që aktualisht janë në post-produksion “The Peanut Butter Falcon” dhe “The Tax Collector” .

Pas tyre nuk dihet nëse ai do të jetë pjesë e ndonjë filmi tjetër apo do t’i përkushtohet mësimdhënies.

Ai është aktualisht në Sundance Film Festival me të dashurën e tij FKA Twigs.

Artikuj të ngjashëm