Latino-shqiptari Kevin Edmond i dashuruar me Kosovën, ja çfarë thotë për shqiptarët (VIDEO)

By

Ai është një kombinim tejet interesant racash edhe nacionalitetesh.

Kevin Edmond është këngëtari i rritur në Suedi, e i lindur nga një nënë kosovare dhe një baba nga Kili.

Edmond Bajraktari erdhi në Kosovë për të ndjekur një karrierë muzikore dhe me muzikën e tij latine, ai synon edhe tregun ndërkombëtar.

I ftuar mbrëmjen që lamë pas në emisionin Nd’rrimi i Natës në Klan Kosova, Edmond flet për dashurinë që shqiptarët u japin këngëtarëve të tyre që jetojnë jashtë.

Ai thotë se Kosova është dashuri dhe se e ndjen përkrahjen e madhe që merr nga vendlindja e nënës së tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm