Larg muzikës e dokumentarëve, Loredana ka rezervuar një tjetër surprizë

By

Çka do që Loredana lanson në treg gëzon një interesim të jashtëzakonshëm, që nga këngët, videoklipet e së fundmi edhe dokumentari mbi jetën e saj.

Tani artistja ka nisur një sipërmarrje që prek krejtësisht një tjetër industri – atë të bukurisë.

Loredana po lanson linjën e saj të produkteve të grimit e më tepër.

Loredana postoi disa foto në Instagram, ku shihej se kishe vendosur rreth syve një laps të bardhë, duke shkruar: “A e dëshiron këtë lapsin e syve?”

View this post on Instagram

A post shared by Loredana (@loredana)

Më pas ajo na zbuloi se kjo ishte pjesë e një projekti të madh që ajo i është përkushtuar me mish e shpirt.

“Nëse duhet të jem e sinqertë, më duhet të them se kam shpenzuar shumë për ta bërë këtë projekt sa më të përsosur, dhe nuk e kisha menduar kurrë që produktet e mia kozmetike do të ktheheshin një ditë në produktet e mia të preferuara!”, shkroi Loredana në një postim në Instastory. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm