Policia ndërhyn në sheshxhirimin e klipit të Don Xhonit dhe Loredanës

By

Teksa ka filluar numërimi prapa për datën 12 kur del kënga e Don Xhonit dhe Loredanës, diçka ia ka prishur pak planet.

Ditën e sotme ishte planifikuar që të xhirohen pjesë nga videoklipi në Ferizaj.

Por, siç duket artistët dhe ekipi realizues nuk kanë pasur leje për shfrytëzim të hapësirës publike për xhirim, ashtu siç e përcaktojnë rregullat dhe ligjet.

Policia e Kosovës ka ndërhyrë duke i shpërndarë grupet e xhirimit, siç shihet në videot e ndara në rrjete sociale.

Për më tepër, në InstaStory, Don Xhoni ka treguar edhe se janë dënuar.

Por, ky detaj nuk e ka nervozuar pasi reperi sërish ka shprehur respekt për Policinë e Kosovës. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm