Sot pasdite iu dha lamtumira e fundit legjendës së humorit Ibrahim Krajkova i njohur si Leci.
Të pranishëm në ceremoninë e varrimit ishin edhe shumë fytyra publike nga sfera e artit dhe politikës.
Kolegu i tij ndër vite Rasim Thaqi – Cima, Afrim Muçiqi, Gold AG e Labinot Tahiri ishin disa prej personave që përcollën Lecin për në banesën e fundit.
Aty nuk mungoi as kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Kujtojmë se shkaku i problemeve shëndetësore, Leci viteve të fundit u distancua nga skena. /Prive.al/