Lajmërohet Elvana Gjata: Sinjale të koduara për të rejat nga këngëtarja?! (FOTO)

By

‘Forever is Over’ ishte projekti që ia bëri sefte këngëtares Elvana Gjata hyrjen në ujërat ndërkombëtarë të muzikës.

Një projekt i punuar me shumë përkushtim dhe investim nga emrat më të njohur përtej oqeanit arriti deri diku impaktin e denjë për një krijim muzikor debutues.

Por nga ajo periudhë ka kaluar mbi gjysmë viti dhe këngë të re nga Elvana nuk pati, as për tregun shqiptar, e as atë të huaj.

Sidoqoftë, kjo heshtje e këngëtares e cila aktualizohet me postimet në rrjete sociale nga shëtitjet prej një cepi të botës në tjetrin, nuk nënkupton se nuk ka punë në këtë drejtim.

Elvana pa ndalë i është përkushtuar projekteve të reja me producentët tashmë besnikë të saj, Poo Bear dhe Sasha Sirota, të cilët për të parën herë i zbuloi Prive.al në një artikull të Prillit të shkuar.

Sinjalet e koduara i ka dhënë ditën e sotme Gjata përmes një serie fotosh nga studio në Los Angeles me lokacionin e saj aktual, Tiranën.

Duket se pritja për këngën e re në anglisht po merr fund pak nga pak dhe shumë shpejt, produksionet muzikore s’do mungojnë nga Elvana. /Prive.al/

⚔️⚒@poobear @sasha_sirota

A post shared by Elvana Gjata (@elvanagjataaaa) on

Artikuj të ngjashëm