Ajo solli në jetë fëmijën e saj të parë, një vajzë me emrin Kulture Kiari me 10-të korrik.
Por vetëm pas disa ditësh, reperja e famshme Cardi B ju ka dhënë fansave të saj lajme lidhur me prindërinë, duke e pranuar se të qenit nënë kërkon nga ajoi vëmendje gjatë tërë ditës dhe natës.
Reperja ka publikuar në Instagram një deklaratë, ku u kërkon falje fansave të saj për faktin që nuk u është përgjigjur të gjitha mesazheve uruese, duke u arsyetuar se tani i duhet të jetë pranë kërkesave të së bijës.
“Ka qenë pak e vështirë për mua që t’iu kthej përgjigje për shkak se kjo puna e nënës, është punë me orar të plotë, ditën dhe natën, tërë kohën me vëmendje. Ju dua të gjithëve. I falënderoj të gjithë fansat e mi për gjithë dashurinë dhe përkrahjen që më kanë dhënë, do të përpiqem të postoj më shumë”, ka shkruar Cardi B. /Prive.al