Ju ka pëlqyer filmi i famshëm Maleficent me Angelina Jolie?
Atëherë bëhuni gati për pjesën e dytë Maleficent: Mistress of Evil, film i ri për të cilin sapo është dhënë edhe data e lansimit.
Fillimisht, u pat thënë se filmi do të lansohet me 29 maj të vitit 2010, megjithatë në posterin e ri të filmit, bëhet me dije se projekti do të lansohet shtatë muaj më herët. Në fakt data e lansimit është dhënë tetori i këtij viti, përkatësisht data 18-të tetor.
Angelina Jolie po rikthehet në këtë rol, pasi që e kishte luajtur për herë të parë në vitin 2014. /Prive.al