Lajme të mira: Çifti i njohur, sërish prindër

By

Këngëtari i njohur amerikan Robin Thicke dhe partnerja e tij April Love, do të bëhen prindër përsëri.

41 vjeçari dhe 23 vjeçarja kanë dhënë lajmin e gëzueshëm në Instagram gjatë së martës, duke treguar se po presin fëmijën e dytë së bashku.

April ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të dhënë këtë lajm, duke e publikuar në Instagramin e saj një video të vajzës Mias gjashtë muajsh, duke luajtur me një fotografi ultrazëri.

“Epo, dikush do të bëhet motra e madhe vitin qe vjen. Jemi shumë të lumtur t’ju lajmërojmë se po bëhemi prindër përsëri. Të shtunën e zbulojmë nëse do jetë vajzë apo djalë”, ka shkruar ajo.

Robin po ashtu ka edhe një djalë tetë vjeçar me emrin Julian, nga martesa e tij e parë me Paula Patton. /Prive.al

 

Artikuj të ngjashëm