Menjëherë pas ditëlindjes që e festoi me 4 korrik, ajo i është gëzuar një tjetër lajmi.
Këngëtarja e famshme shqiptare Era Istrefi, e cila këtë vit pati ‘boom’in e karrierës së saj duke e kënduar himin e Kampionatit Botëror të Futbollit, ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram një lajm fantastik.
Kënga e saj, në bashkëpunim me Will Smith dhe Nicky Jam, “Live it Up”, është radhitur e 8-ta në top 10-tëshen e listës së këngëve më të dëgjuara të momentit në Suedi.
Era pritet që në ndeshjen finale në mbrëmjen e 15-të korrikut, të ngjitet në skenën kryesore në Rusi, për të performuar live këngën e saj. /Prive.al