Aktualisht është duke qëndruar në Amerikë, ku po mban disa koncerte pas përfundimit të sezonit të nxehtë.
Para se të nisej përtej oqeanit, Dora ka finalizuar një tjetër produksion muzikor që do të jetë me shumë ritëm.
Ky projekt është vizualizuar edhe me videoklip nga labeli që menaxhon artisten. Por për ta shikuar e dëgjuar këtë këngë duhet të presim të paktën edhe një muaj, pasiqë siç mëson Prive, produksioni i ri do të publikohet në nëntor e deri atëherë mund ti shijoni ‘Bubble’./Prive.al