Lajm i mirë nga Lady Gaga!

By

Lady Gaga ka dhënë lajme të mira për adhuruesit e muzikës së saj.

Këngëtarja hyri në Instagram për të zbuluar se shumë shpejt do sjellë projekte të reja muzikore.

Në Instagram, Gaga ka shpërndarë disa foto bardh e zi nga studio. E para është një selfie që ajo ka bërë para mikrofonit. Në të, ajo është e veshur me një bluzë të zezë me syze dielli dhe flokët e tërhequr mbrapa.

“Vetëm unë në studio – e lumtur si gjithmonë duke bërë muzikë, ndihem shumë mirënjohëse, zemra është e qetë”, shkroi ajo.

“Është si meditim. Mezi pres që të më dëgjoni se për çfarë po punoj”.

Ndërkohë, Gaga është duke u përgatitur për publikimin e “Joker: Folie a Deux”, premierë më 4 tetor.

 

Artikuj të ngjashëm