Lady Gaga me linjën e saj të bukurisë, bëri atë që nuk guxoi askush deri më tani

By

Kur Lady Gaga morri Haus Beauty në shkurt të vitit 2018, ishim shumë të ngazëllyer për të parë se çfarë do të sjellë në botën e kozmetikës, parfumit dhe kujdesit të lëkurës.

Tani imazhet e para nga Haus Laboratories janë publikuar dhe jo vetëm që ne marrim një shije të linjës se saj të kozmetikës, por ne gjithashtu shohim Gagan pa pikë Photoshop-i!

Katër imazhe janë publikuar deri më tani, dy ku shihet Lady G me flokët e saj të bardhë të platinit dhe grimin dramatik. Por nuk është grimi i saj, arsyeja që njerëzit po flasin.

Llogaria e Instagram Trendmood1 ndau fotografitë e fushatës dhe komentuesit janë habitur nga fotot të cilat nuk janë aspak të edituara.

“E adhuroj faktin që fotot e saj të promocionit nuk janë të edituara! Ju mund të shihni tërësisht karakteristikat natyrore të fytyrës dhe përbërjen e vërtetë të lëkurës së saj!”

“Ajo shet kozmetikë, jo Photoshop, ikonike!”

“Më pëlqen se sa e natyrshme është lëkura e saj dhe se si nuk e kanë edituar atë.”

“Unë jam në të vërtetë i befasuar se si këto foto nuk janë aspak të edituara. Është e mahnitshme.Çdo Instagrammer dhe markë bukurie paraqiten si kukulla plastike dhe pastaj vjen Gaha me linjën e saj duke u shfaqur mjaft realiste”.

 

 

 

 

Artikuj të ngjashëm