Labinot Tahiri u vjen në ndihmë studentëve shqiptarë të izoluar në Egjipt

By

Këngëtari ferizajas, Labinot Tahiri ka bashkëndjerë vazhdimisht me njerëzit në nevojë gjatë pandemisë, e të shpeshta janë rastet kur ai ka asistuar financiarisht familjet nevojtare.

I njëjti rast është edhe tani, meqenëse këngëtari po ndihmon financiarisht tetë studentë shqiptarë që kanë mbetur të izoluar në Egjipt.

Lajmin e bëri të ditur vetë këngëtari duke postuar në llogarinë e tij në Facebook.

Ai tha se do ua dërgojë së paku 3000 euro për bileta kthyese ose bursa dhe u bën thirrje institucioneve shtetërore që të angazhohen për rikthimin e tyre në atdhe.

“Të dashur qytetarë!

Ne njihemi për vepra, dhe me vepra deshmohen punët tona për çdo qytetar në trevat shqiptare.

Me ardhjen e Egzon Ibrahimit dhe të Fadil Hoxhës në shtëpinë time, të cilët u interesuan për 8 studentët në Egjipt, të cilët kanë mbetur atje gjatë kohës së pandemisë, ne u interesuam menjëherë për ta , do të ju dërgojmë së paku 3000 € për biletat kthyese ose për bursa!

Ata kanë mbetur atje si pasojë e pandemisë!

Personalisht dua t’iu bëj thirrje edhe organeve shtetërore që sa më parë të interesohen për kthimin e djemve në atdheun e tyre.

Shqipëria dhe Maqedonia i kanë kthyer studentët e tyre, ndërsa Kosova jo, sepse nuk ka ambasadë në Egjipt!

Kam dëshirë që paratë ti dorëzoj tek Bashkësia Islame e Kosovës, me shpresë që ato të iu shkojnë këtyre 8 studentëve ku po studiojnë fakultetin e shkencave Islame.

Zoti ju bekoftë!

Me respekt, Labinot Tahiri Ferizaj Kosovë e Shqipërisë”. – shkroi Tahiri në postimin e tij. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm