Për të gjithë ju që akoma nuk e keni shikuar filmin “Zana”, vjen një lajm i mirë!

By

Filmi “Zana” i regjisores Antoneta Kastrati është vlerësuar si një nga krijimet kinematografike më të mira në vend.

Ky projekt përpos që mbushi sallat e kinemave, arriti po ashtu të vlerësohet me shumë çmime në festivale ndërkombëtare.

Mirëpo, jo të gjithë e panë këtë film ku në rol kryesor është Adriana Matoshi, e kërkesat për publikim online ishin të mëdha.

E kjo dëshirë e publikut është plotësuar.

QKK ka informuar se “Zana” tashmë mund të blihet ose shikohet me pagesë në platformën Vimeo por edhe Amazon PrimeVideo në SHBA e Gjermani./Prive.al

Artikuj të ngjashëm