Këngëtari Labinot Tahiri – Labi gjithashtu ka reaguar ndaj ftesës së artistit serb në Festën e Korçës.
Ai i ka bërë thirrje popullit shqiptar “që të mos bjerë pre e postimeve të liga deri në atë masë që me u përqa ne si shqiptarë nëpër komente”.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook ai ka akuzuar politikën për ftesën e këngëtarit serb: “Neve e dim se ju si vëllezër e motra për ne, nuk e keni ftuar atë këngëtarë që i ka thurrur lavdi gjenocidit në Kosovë, por këtë e ka bërë politika e ligë, ku disa politikanë mundohen ta duan civilizimin e turpshëm ( duke e dashur aty një këngëtarë serb, ku në anen tjetër poshtron gjakun shqiptarë!”
Më poshtë mund të lexoni postimin e tij të plotë. /Prive.al