Moderatori i njohur kosovar, Labinot Gashi, është bërë baba për herë të parë në jetën e tij.
Atij i erdhi në jetë një vajzë nga martesa me Qëndresa Bajramin, ndërsa që të dy janë prindër për herë të parë.
Emocionet nga ardhja e vogëlushes në jetë, Labi i ka përshkruar përmes një postimi në profilin e tij në Instagram, ku po ashtu ka publikuar një fotografi me vajzën por duke i fshehur fytyrën.
“Çfarë emocionesh e gëzime t’papërshkrume kemi sot, Qendresa dhe unë. Erdhi ajo që na e dha titullin. Prindër, nga sot në mesditë.
Takimin e parë e kisha menduar shumë, ama asnjëherë nuk m’shkoj mendja që mund të jetë kaq i fortë e emocional… Për pak kohë të mbajta në krahë dhe morra dashurinë më të madhe të ksaj bote. Engjull, mirë se erdhe në tokë. Sa me fat jemi që u takuam. Unë mezi spo pres me e kalu jetën bashk. Faleminderit Zot”, ka shkruar Labi.
Megjithatë, në krejt këta rreshta plot emocione ai nuk e ka bërë të ditur se si e ka pagëzuar vajzën e tij.
Urime Labi.