Shumë është përfolur mbi të ardhmen e Labinot Gashit në televizion.
Që prej largimit të beftë pas gati dy dekadash punë në RTV 21, Labi është shndërruar në kryetemë të portaleve.
Mbi dhjetëra spekulime kanë qarkulluar mbi të ardhmen e Labit e cila tashmë më në fund është qartësuar.
I kontaktuar nga Prive.al, prezantuesi ka bërë të ditur zyrtarisht ekranin në të cilin ai do ta transmetojë ta gatshëm emisionin i cili tashmë është tërësisht produkt i tij personal, me gjithë të drejtat ekskluzive të garantuara me patentë.
Shumë shpejt, Labi do të nisë emisionin në televizionin Koha Vizion në një lëvizje që deri diku ka ardhur si befasi për ndjekës të zhvillimeve mediatike në vend.
Paraprakisht, televizioni publik u diskutua si opsion por me të cilin Gashi nuk ka arritur të dakordohet mbi pikat e marrëveshjes.
Ndryshe, nisja e transmetimeve pritet të bëhet shumë shpejt kur të përfundojnë modalitetet teknike e organizative. SUKSESE! /Prive.al/