Dy shoqet e reja të pandara në estradën shqiptare

By

Estrada shqiptare ndër vite ka dëshmuar një varg miqësish.

Disa prej tyre i kanë rezistuar kohës e të tjera janë harruar shpejt. E nëse shumë prej shoqërive janë krijuar nëpër koncerte të përbashkëta, tashmë mundësitë janë shumëfish më të mëdha.

Me spektaklet që po i bashkojnë, relacionet mës këngëtareve që nuk është se i kemi parë bashkë më herët po forcohen.

I tillë është edhe ai i këngëtares Flaka Krelani dhe koleges së saj Beatrix Ramosaj.

Dy javë pas nisjes së spektaklit ‘Your Face Sounds Familiar’ ky dy vajzat janë pjesë e kastit, miqësia mes tyre vetëm sa ka shkuar duke u forcuar.

Flaka dhe Beatrix po shihen vazhdimisht bashkë edhe përtej spektaklit duke dëshmuar se ndihen mirë me njëra-tjetrën. Sa më shumë pozitivitet, aq më mirë! /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm