Mitrovica mbrëmjen që lamë pas u trondit nga vrasja e 23 vjeçarit me inicialet E.K për motive banale në një prej kafiterive të qytetit.
E pikërisht në atë lokal, mbrëmë ishte menduar të performojë Labinot Tahiri – Labi i cili ka dëshmuar edhe ngjarjen e rëndë që ndodhi në qendër të Mitrovicës.
Më poshtë rrëfimi i plotë i Labit mbi ngjarjen:
I riu i cili u vra mbrëm në Mitrovicë ishte djalë i ri 23 vjeq!
E dhimbshme shumë ajo qe ndodhi!
Hera e pare ne jeten time që në ndonje mbremje ku kam performuar të ndodh diqka e tillë. Sinqerisht ndjej keqardhje.
Derisa ishim jashte lokalit, krismat mbrenda ne lokal jane degjuar!
Ne kemi qene jasht lokalit gati duke hyre për t’ia filluar, e kam fjalen për ekipin tim muzikor, por ne ishim me larg lokalit!
Policia ishte afer diku aty ne qender, dhe vepruan menjeherë duke shkuar aty tek ai club nate!
U bëj apel organeve të rendit, qe të ua vendosin lokaleve apo clubeve në pergjegjesi patjeter rregull sigurie për ti kontroluar njerzit ose mos tua mundesojnë qe të punojnë ashtu si nepër livadhe!
Sot ne shumicen e rasteve me dhjetra persona futen ne lokale me arme ne brez!
U shprehi ngushllime qytetareve tê Mitrovices, familjes, stafit te atij clubi dhe atij publiku i cili ishte mbrenda ne ate vend!
Sinqerisht, Labinot Tahiri dhe publiku