Një replikë e këngëtarit Meda në Facebook ku potenconte se aktivitetet humanitare nuk i bën publike ngjalli mbrëmë shumë debat.
Megjithëse artikulli precizonte qartë faktin se këngëtari nuk i ka adresuar këtë fjali asnjërit nga kolegët, Labi e ka ndjerë detyrim që t’i sqarojë gjërat përmes një postimi.
Ai ka treguar se koncepti i misionit të tij është ‘të i bëjë zemrat e shqiptarëve grusht’. Labi mes të tjerash e ka quajtur Medën jaran të shpirtit e ka treguar se edhe gjatë pushimeve i ka ofruar ndihmë për rastet në nevojë.
Labinoti ka njohur kontributin e madh të Medës duke bërë dallimin mes tij dhe mikut pasiqë vetë është ‘në thelb të punës’ dhe kjo është arsyeja që i bën gjërat publike.
‘Nuk kemi kohë për ndarje e urrejtje por për bashkim me i ndal lotët e nënave e fëmijëve bashkë me Medën e të tjerë’ – përfundon Labi. /Prive.al/