Këngëtari Labinot Tahiri që tash e disa javë ka marrë rrugë drejt SHBA-ve, ka nisur punët për të cilat është shpërngulur përtej oqeanit për një kohë të caktuar.
Në disa foto të postuara së fundmi, ai shihet me çantë dhe dosje në duar si një student tipik teksa gjendet në hapësirat e një kampusi universitar.
E duket se qëndrimi në Amerikë që nga fillimi e ka bërë Labin të mësojë disa gjëra të cilat përvoja i dëfton kur je larg atdheut.
“Mbaj kulturen dhe traditën tënde me krenari sepse edhe i tillë mund të përfaqësohësh nê Botë. Mos lejo kurrë që për shkak vështërsive të jetës që ti kurdisin njerzit të i’u nënshtrohësh, se ti je më i fortë dhe i tillë do mbetësh. Takova njerëz shqiptarë dhe njerëz me vlera të mdha në vendimmarrje këtu në Amerikë.” – ka shkruar Labi./Prive.al