Labi i del në mbrojtje Thaçit

By

Dështimi që Kosova të anëtarësohet në UNESCO na dëshpëroi të gjithë. Pas kësaj përvoje jo të këndëshme, shumë persona në rrjete sociale filluan të kërkojnë llogaridhënie duke kërkuar edhe dorëheqjen e ministrit të Punëve të Jashtme, Hashim Thaçit.

Por kjo duket se nuk i ka pëlqyer këngëtarit Labinot Tahiri i cili i ka dalë në mbrojtje zëvëndëskryeministrit përmes një postimi në Facebook.

Labi në shkrimin e tij konkludon që sipas këndvështrimit të tij nuk është e drejtë që të kërkohet dorëheqja e askujt nga pala shqiptare. Duke vënë theksin tek fakti se duhet ta kemi parasysh se kënd e kemi pasur kundër, këngëtari kërkon që të mos i’a humbin mundin ministrit Thaçi.

‘Jam i bindur se më shumë se të gjithë, Thaçi, do ta dëshironte Kosovën sot në Unesco’ – është shprehur Labinoti.

Nuk dihet se a do të reflektojë ky qëndrim edhe në pozicionimin e tij në politikë tani kur kësaj fushe, Labi i është qasur edhe më seriozisht. /Prive.al/

 

Artikuj të ngjashëm