Shpërthejnë sherret dhe ofendimet në ‘Dance with Me’

By

Një debat mes anëtarit të jurisë Robert Aliajt dhe konkurrentes Viola Spiro është bërë shkak i një konflikti të ashpër verbal mes Aliajt dhe anëtares tjetër të jurisë, Valbona Selimllarit. Aliaj i ngriti tonet teksa kritikoi Viola Spiron në lidhje me një deklaratë që ajo kishte bërë për Aliajn në një gazetë rozë, të cilin e kritikonte se përfitonte duke bërë show në kurriz të saj.

Në mes të debatit ndërhyri Selimllari, të cilës Aliaj iu përgjigj gjithashtu ashpër.
-Hajt pusho tani, i tha Aliaj koleges së jurisë, ndërsa ish – Miss Albania iu përgjigj duke i drejtuar gishtin: -ashtu thauju njerëzve që ke në shtëpi. Mos me fol mua ashtu, sepse vetëm qytetari nuk po tregon ti këtu. Teksa debati u ndez, regjisë iu desh të ndërhyjë dhe t’u heqë zërin anëtarëve të jurisë, si dhe të mos i fokusojë kamerat për disa minuta te juria.

Ndërhyri edhe partneri i Spiros në garë, gazetari Drini Zeqo, i cili i kërkoi Robert Aliajt që të bënte kujdes pasi me të tilla skena mund të cënonte imazhin e tij. Zeqo i tërhoqi vëmendjen Aliajt edhe kur ai e vlerësoi performancën e dyshes me notën 4. Ndërsa Aliaj u përgjigj sërish duke shenjestruar Spiron dhe duke thënë se në këtë emision funksionon servilizmi apo “leccaculo-t”, siç u shpreh ai. Roberti shtoi se të gjithë ishin lëpirësa dhe ai nuk dëshiron të jetë i tillë. “Injorante, kukull Barbie bosh”, e shumë shfryrje të tjera u adresuan nga anëtari i jurisë së DWM, drejt Viola Spiros./Lapsi.al/

Artikuj të ngjashëm