Këngëtarja nga Prishtina, Dua Lipa së fundmi ka marrë hovin e madh të famës ndërkombëtare.
Dy bashkëpunime shumë të suksesshme, me Sean Paul tek ‘No Lie’ dhe Martin Garrix në ‘Scared to Be Lonely’ e promovuan edhe më shumë gjithandej.
Kjo vërehet që nga platforma e saj në rrjete sociale, numri i klikimeve tek projektet e reja muzikore e agjenda e ngjeshur.
Në këtë pjesë, një shtysë të madhe i ka ardhur sot.
E vogla e Kardashians/Jenners, Kylie ka vendosur këngën e duas hiç më pak se në prapavijën e videos së saj të shpërndarë në Instagramin me mbi 86 milionë ndjekës.
Kënga ‘Be the One’ ka zënë vend në videon promovuese të linjës së re të buzëkuqëve të Kylie-it për rreth 30 sekonda.
Një promovim më të mirë se ky vështirë se do mund ta pranonte Dua! /Prive.al/