Dyshja e njohur e skenës sonë, Vesa Luma e Big Basta, jo pak herë kanë shprehur dashurinë e respektin ndaj njëri tjetrit edhe publikisht, qoftë në rrjete sociale ashtu edhe në televizion.
Këtë herë rradhën për një gjë të tillë duket se e pati Vesa e cila tregoi se po ndihet mjaft krenare për një punë të bashkëshortit.
Bëhet fjalë për tekstin e këngës ‘Botë’ të interpretuar nga Linda Halimi e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurosong.
Vesa u shpreh se sa herë e dëgjon këtë projekt asaj i rrënqethet trupi për talentin dhe karakterin e tij virtyte të cilat e shtynë edhe më tepër të dashurohet me të. /Prive.al/