Ky trend i famshëm i makeup-it ka prapa një histori të errët!

By

Shumë të famshme dhe blogere ka bërë trend këtë stil grimi – faqe rozë me një zemër të zezë si ngjitëse.

View this post on Instagram

DIAL 1-800 YOU-WISH

A post shared by MARINA (@marinadiamandis) on

Ky trend tashmë tejet i lezetshëm ka qenë rrotull për qindra vite.

Përdoruesi i TikTok, MarkFisherQuotes sqaroi në një video se ngjitëset si zemra janë të ngjashme me “stampat e bukurisë” të popullarizuara në shekullin e 16-të – por ato ishin më shumë një nevojë sesa një aksesor.

Njerëzit bënin këto ngjitëse nga lëkura, mëndafshi, tafta, kadifja dhe madje edhe lëkurë miu për të mbuluar shenja të shëmtuara në fytyrat e tyre.

Shenjat e plagëve ishin veçanërisht të zakonshme gjatë kësaj kohe për shkak të një tendence të rrezikshme bukurie, tha MarkFisherQuotes. Burrat dhe gratë pritej të ishin jashtëzakonisht të zbehtë për t’u konsideruar të bukur, kështu që ata mbulonin  fytyrat e tyre me një pluhur me bazë plumbi, i cili me kalimin e kohës digjte lëkurën e tyre, duke lënë shenja.

Kështu që njerëzit aso kohe krijonin këso ngjitëse të ngjashme për të mbuluar shenjat në fytyrën e tyre.

 

Artikuj të ngjashëm