Ky projekt shënon rikthimin e Afrim Muqiqit me videoklip pas 8 vitesh

By

Trendin e sotëm të videoklipeve të shumta, mund ta përcjellin shumë artistë, po jo dhe Afrim Muqiqi.

Projekti i tij i fundit i cili pati edhe videoklip ishte hiti “Ne po ndahemi”, i cili i lansua para 8 vitesh.

Ndonëse Afrim Muqiqi nuk ka asgjë kundër krijimit të videoklipeve, ka një arsye se pse ai zgjedh të mos sjell projekte të shoqëruara me videoklipe.

Mirëpo një bashkëpunim me Engjëllusha Salihun po shënon rikthimin e tij me një videoklip të ri.

Kënga titullohet “Po ta boj hallall”, këngë e cila do të publikohet gjatë ditës së nesërme, e shtunë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm