Ky Prill rikthen Rona Nishliun në skenë

By

Këngëtarja e njohur, Rona Nishliu, ka prezantuar dje projektin e saj më të ri muzikor.

“Mallëngjimi” mban titullin kënga e saj e re, e cila rezultoi të jetë ripërpunim i këngës së njohur “O vendi im”.

Në fakt, kënga është në prag të nxjerrjes në shitje të albumit të dytë “Mindil”, Rona Nishliu Quartet ka publikuar videon e parë zyrtare “Mallëngjimi”.

Me kompozim dhe tekst të kantautorit e veprimtarit Rashid Krasniqi e interpretim të paharrueshëm të zërit të ëmbël, Muharrem Qena, vjen në një variant të përpunuar nga Rona Nishliu Quartet, si një falënderim i përzemërt për krijuesin dhe interpretin e dedikim për të gjithë ata që jetojnë me zjarrin dhe mallin për vendlindjen, familjen, lagjen e fëmijërisë, përroskën e fshatit…

Kjo këngë është paralajmërim për albumin e dytë të kuartetit, që promovohet me koncertin premierë në Prishtinë më datë 24 prill.

Rona në skenë pa dyshim se na ka munguar shumë këto kohë! /

Artikuj të ngjashëm