Bleona ka për t’i thënë diçka Norës dhe Robertit pas njoftimit për ndarje (FOTO)

By

Lajmi për ndarjen e Robertit dhe Norës, ishte në të gjitha ballinat e mediave rozë mbrëmë.

Këngëtari vendosi që publikisht të konfirmonte ndarjen nga bashkëshortja me të cilën ka vajzën Renee e me të cilën kishte plot 14 vjet bashkë.

Roberti hyri në Instagram dhe bëri një deklaratë të gjatë duke treguar se ai dhe Nora janë ndarë por kanë shumë mirëkuptim mes vete dhe do të jetë tërë jetën mirënjohës për të.

Kësaj deklarate i reagoi këngëtarja e njohur Bleona Qereti, komenti i së cilës është parë nën postimin e Robertit.

“Fat të mirë për të dy. Nga të gjithë njerëzit unë ndjej dhimbjen tuaj dhe atë që po kaloni. Do ta kapërceni këtë. Ju dua të dyve”, ka shkruar Bleona.

Një ndarje e mundshme mes çiftit Berisha ishte përfolur tash e disa muaj.

 

Artikuj të ngjashëm