Ky mund të jetë sezoni i fundit i “Për’puthen” për Olsa Muhametin

By

Falë aftësisë së Olsa Muhametit, “Për’puthen” arriti të jetë një senzacion televiziv për dy vjet rresht.

Autorja transformoi formatin e emisionit të dashurisë duke shtuar çdo herë ‘erëza’ të reja.

Por, ky sezon mund të jetë i fundit nga Olsa, lajm që erdhi nga vetë ajo.

Një nga ndjekësit e pyeti nëse ajo mendon të sjellë ndonjë emision të ri për publikun.

“Mendoj se ky është viti i fundit që bëj Për’puthen. Kështu që do të më duhet të pushoj”, u përgjigj ajo.

\

Kujtojmë që autorja e njërit prej emisioneve të ndjekur ishte e ftuar në Prive disa muaj më parë ku na zbuloi momentet e saj më të paharrueshme në jetë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm