Shqiptarë nuk pati shumë në rolin e mysafirëve këtë vit në Oscars mirëpo punët e shqiptarëve në tapetin e kuq nuk është se nuk janë parë.
Krahas grimit të Marios, fustanit të Rezarta Skifterit tek Bleona e veshjes së Kaona Duriqit, nuk kishte se si të mungonte edhe një kreacion nga dizajneri i njohur, Valdrin Sahiti.
Puna e Sahitit është parë tek Yvonne Orji, aktorja amerikano-nigeriane e njohur më së miri për rolin e Molly në serialin ‘Insecure’ të HBO.
Fustani i gjatë me forma simetrike dhe material rrezëllitës ka bërë që Orji të duket për mrekulli.
Më poshtë fotografitë. /Prive.al/