Dj Vicky, së shpejti baba!

By

Indikacionin e parë e dha në festën e Pashkëve por atëbotë, shumë pak kuptuan zhvillimin e rëndësishëm në jetën private të Dj Vickyt.

E tashmë kur vetë pamja flet dhe nuk i lë hapësirë dyshimeve, Vik Kraja përmes një postimi në rrjetin social ka bërë të ditur lajmin e madh – bashkë me personin e zemrës, presin të bëhen prindër!

Duke mos dashur të jap shumë detaje mbi gjininë apo emrin, DJ Vicky është mjaftuar me një përshkrim me doza humori ku shprehet: ‘Po ti mi kur u fryve?’.

Urimet e shumta kanë pasuar për Dj Vicky-n dhe partneren, Amandë Dakon për këtë moment shumë të veçantë në jetën e tyre private që vjen pas disa vitesh së bashku. /Prive.al/

Po ti mi kur u fryve? [email protected] #djvicky #timerunsfast

A post shared by DJ VICKY ☆彡 (@vikkraja) on

Artikuj të ngjashëm