Ky imazh nga dasma e Besit e Xhensilës na paska ikur (FOTO)

By

Sikur mbaroi gjithçka?

Por jo. Xhensila Myrtezai, ka ende fotografi për të bërë publike nga nata e saj e ëndrrave.

Nusja e re që u duk si princeshë në natën që u martua, ka publikuar një varg fotografish në profilin e saj në Instagram, duke u ndjerë nostalgjike për 1 shtatorin, që do jetë edhe përvjetori i saj i martesës.

Ajo dhe Bes Kallaku, bashkëshorti i saj u kthyen në Shqipëri nga muaji i mjaltit në Ishujt Maldive, për t’iu kthyer obligimeve që i presin atje.

E ajo tani ka zgjedhur edhe një tufë imazhesh nga dasma për t’i bërë publike dhe njëri ndër ta, është me të vërtetë shumë i bukur.

Edhpse kemi parë fotografi ku ata të dy puthen, kjo me të vërtetë është e veçantë. Çifti duken shumë të dashuruar, ndërsa në imazh shihet edhe këngëtarja Aurela Gaçe që i vështron me admirim ata të dy, teksa celebrojnë dashurinë. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm