Ky është urimi i Robertit për Norën

By

Këngëtarja Nora Istrefi sot feston ditëlindjen e 30-të.

E në këtë ditë të veçantë, bashkëshorti i saj Robert Berisha është treguar shumë i kujdesshëm duke e uruar Norën menjëherë pasi akrepat e orës shënuan 00:00 dhe data e re kishte nisur në kalendar.

“Urime ditëlindja për gruan time të bukur Nora shpresoj të jesh e lumtur në këtë ditë dhe të uroj gjithë botën ashtu siç e meriton! Ti më inspiron mua çdo ditë me shpirtin tënd, me punën tënde të vështirë dhe forcën e një gruaje të përsosur, je një nënë e dashur dhe faleminderit që e ke sjellë në jetë Reneen dhe më ke kënaqur zemrën time çdo ditë. Të dua pakufi” – ka shkruar Roberti. /Prive.al/

Artikuj të ngjashëm