Sot për Leonora Jakupin është një ditë shumë e veçantë pasi nëna e saj feston ditëlindjen.
E këngëtarja ka zgjedhur rrjetin social Instagram për një dedikim tejet të bukur për atë që e solli në jetë.
“Nena ime, dashuria ime , Mbreteresha ime! Ti qe vajin e kthen ne buzeqeshje , ti qe naten e ben dite … Ti drita e syve te mi , udherrefyesi im ! Urime ditelindja , pac jete te gjate e te lumtur se bashku me ne ! Te dua pa kufi ma e vlefshmja ime” – ka shkruar Leonora.
Ndryshe, këngëtarja është aq e lidhur me nënën saqë edhe në mbrëmje dhe evenimente të rrafshit profesional e ka atë gjithmonë përkrah saj. /Prive.al/