Na bëri të gjithëve krenarë kur me ‘Bombon’ performoi shqip në një prej kanaleve më të ndjekura në Gjermani.
Për të parën herë, Era Istrefi vuri në hartë krijimet muzikore shqiptare përpara një audience milionëshe.
E duket se kjo performancë ka qenë vetëm fillimi për këngëtaren që ka marrë hov në të gjitha trojet gjermano-folëse.
Prive.al mëson se dje Era ka xhiruar një performancë në Berlin të Gjermanisë në një spektakël që ndiqet shumë në Zvicërr përmes transmetuesit publik SRF 1 dhe Gjermani në ARD.
‘Die große Show der Träume’ mban emrin spektakli që autore ka Beatrice Egli, fituesen e edicionit të dhjetë të spektaklit të madh ‘Deutschland sucht den Superstar, DSDS’.
Për krahasim, fituesi i Eurovisionit në edicionin e kaluar, Mans Zelmerlow, ka qenë një prej emrave që ka performuar në këtë spektakël pak muaj më parë, duke dëshmuar kështu nivelin e artistëve që thirren në emisionin e Beatrice Egli.
Transmetimi i puntatës ku performon edhe Era do të ndodh brenda pak ditësh. /PRIVE,AL/